Sport

BUNDESLIGA/ Werder humbet penallti në minutën e 94-t, Augsburg fiton jashtë…

Pas gjashtë javësh, kampionatin gjerman vazhdon ta kryesojë Freiburg me 12 pikë…

10 Shtator 2022, 06:42 Nga DOSJA

BUNDESLIGA/ Werder humbet penallti në minutën e 94-t, Augsburg fiton

GJERMANI - Java e gjashtë e Bundesligës është hapur me fitoren 1-0 të Augsburgut ndaj Werder Bremenit. Një gol i Demiroviçit në minutën e 63-të i dha skuadrës së Maassenit tre pikët.

Por ata u drodhën në minutën e 94-t, të takimit kur Ducksch u shfaq te pika e bardhë e penalltisë pika për të nënshkruar golin e barazimit, por Gikiewicz e mohoi me një mrekulli. Werder Bremen mbetet kështu me 8 pikë në vendin e 9-të, Augsburg ngjitet në vendin e 11-të me 6 pikë.

BUNDESLIGA/ Werder humbet penallti në minutën e 94-t, Augsburg fiton

Ja ndeshjet e sotme të javës së 6-të:
Bayern Munich - Stuttgart (15.30)
Eintracht Frankfurt - Wolfsburg (15.30)
Hertha Berlin - Bayer Leverkusen (15.30)
Hoffenheim - Mainz (15.30)
Leipzig - Borussia Dortmund (15.30)
Schalke 04 - Bochum (18.30)

Të dielën
Këln - Union Berlin (15.30)
Freiburg - Borussia M’gladbach (17.30)

Renditja e deritanishme: Freiburg 12 pikë, B. Dortmund 12, Bayern 11, U. Berlin 11, Mainz 10, Koln 9, Hoffenheim 9, B. M'Gladbach 8, W. Bremen 8, Eintracht 8, Augsburg 6, Leipzig 5, Stuttgart 4, H. Berlin 4, B. Leverkusen 3, Schalke 3, Wolfsburg 2, Bochum 0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll