Politike

'Vrasje do ketë gjithmonë, s'ka zhvillim pa krim'/ Deklarata e Çuçit, Partia e Lirisë: Kjo është oferta e vetme e Edi Ramës

Me anë të një postimi në Facebook numri dy i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se oferta e vetme e Edi Ramës është krimi. Sipas Blushit në një vend tjetër të Europës ministri do ishte shkarkuar.

9 Shtator 2022, 13:50 Nga k.m.
'Vrasje do ketë gjithmonë, s'ka zhvillim pa krim'/
Tedi Blushi

TIRANË- Partia e Lirisë ka reaguar ditën e sotme pas deklaratave të bëra nga ministri i Bredshëm, Bledi Çuçi mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar në emisionin "Top Story".

Me anë të një postimi në Facebook numri dy i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se oferta e vetme e Edi Ramës është krimi. Sipas Blushit në një vend tjetër të Europës ministri do ishte shkarkuar.

Blushi akuzoi kryeministrin Rama për lidhje me krimin pasi sipas tij e ka kthyer Tiranën në "lavatriçe" të pastrimit të parave.

"Është kjo është arsyeja pse 10 vite në pushtet Edi Rama e kanabizoi Shqipërinë, u hapi portet, aeroportet dhe të gjitha rrugët trafikantëve të drogës, “bekoi” vrasjet dhe atentatet mafioze në qendrat e qyteteve me parrullën “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, e ktheu Tiranën në “lavatriçe” të pastrimit të parave të pista me kullat shumëkatëshe, përdori bandat për vjedhjen e votave, "gradoi" trafikantët me mandat deputeti, i emëroi kryebashkiakë dhe drejtorë në administratë, kriminalizoi Policinë e Shtetit dhe dekonspiroi aksionet për kapjen e të shumëkërkuarve", shkruan Blushi.

POSTIMI I TEDI BLUSHIT

tedi blushi partia e lirisë

Sondazh

Poll