Politike

VD-Kryeministri Rama apel bizneseve: Filloni prodhimin e energjisë diellore! Do iu lehtësojmë investimin

Edi Rama tha se do të shohë mundësitë që qeveria të ndihmojë në proces, ndërsa shtoi se e vetmja gjë që nuk mund të bëhet është shkëmbimi i energjive të prodhuara me shtetin.

9 Shtator 2022, 11:06 Nga k.m.

VD-Kryeministri Rama apel bizneseve: Filloni prodhimin e energjisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar përfaqësuesëve të bizneseve në Shqipëri që të investojnë tek prodhimi i energjisë diellore. Në një takim me Dhomat e Tregëtisë, Rama tha se do të shohë mundësitë që qeveria të ndihmojë në proces, ndërsa shtoi se e vetmja gjë që nuk mund të bëhet është shkëmbimi i energjive të prodhuara me shtetin. Ndaj dhe e bëri të qartë që diçka e tillë nuk do të ndodhte. 

"Dua të nënvizoj situatën me energjinë. Dua të theksoj nevojën për konsumin energjitik, përdorni energjinë diellore. Është koha për t'i rënë lapsit të gjithë. Dëshiroj të theksoj nevojën që të nxisim kalimin e konsumit energjetik dhe biznesi mund ta paraprijë. Me burim energjinë diellore. Është koha për t’i rënë lapsit të gjithë që investimet për të prodhuar energji në fabrikë të pranohen nga shteti si investime që duhet të përkthehen në shkëmbim energjie në rrjet. Nuk e ka shpikur Akoma bota formulën për të future në rrjet energjinë diellore. Çdo investim që bëhet në një vend si Shqipëria për të prodhuar konsumin e energjisë vetë nga dielli është fitimprurës dhe ul ndjeshëm kostot e energjisë për biznesin. Ne jemi krejtësisht të hapur të konsiderojmë instrumente për t’i bërë këto investime. Nuk dëshiroj të hedhim ide të pakoadura por i mirëpresim idetë nga ju dhe kushdo tjetër si mund të lehtësojmë investimin. Duke e harruar shkëmbimin e energjisë. Kjo nuk mund të ndodhë. Ne nuk bëjmë dot aventua të tilla, por çdo gjë tjetër që ka të bëjë me lehtësimin, ne jemi të gatshëm ta bëjmë,"-tha Rama.

rama me bizneset 9 shtator 2022 edi rama

Sondazh

Poll