Aktualitet

Efektivët e inkriminuar, Çuçi: Puna jonë është të jenë sa më pak, të kesh uniformë policie, s’do të thotë të jesh ‘virgjëreshë’

Çuçi tha se Policia e zbuloi dhe se kjo gjë nuk ndodh vetëm në Shqipëri pasi sipas tij ndodhin në çdo vend të botës.

8 Shtator 2022, 23:09 Nga F.M
Efektivët e inkriminuar, Çuçi: Puna jonë është
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, duke komentuar rastin e efektivit të Policisë që u arrestua si bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit të drejtësisë, aktualisht i zhdukur, Ervis Martinaj tha se të jesh polic nuk do të thotë të jesh "virgjiëreshë".

Çuçi tha se Policia e zbuloi Jeton Lamin që shoqëronte Martinajn dhe e ndau atë nga trupa policore. Por, shtoi dhe se kjo gjë nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por në çdo vend të botës.

"Kjo është një betejë e përjetshme, jo vetëm e organizatës së Policisë, nuk është e thënë që nëse ti vesh uniformën e policisë, ti je Virgjëreshë, nuk është e thënë. Pa diskutim që ka elementë që bashkëpunojnë me krimin, detyra jonë është që të ngremë një sistem që këta element të jenë sa më pak", tha Çuçi.

Sokol Balla: Prova kemi që shoqërohej deri në sekondat e fundit nga një efektiv policie

Bledi Çuçi: Policia e zbuloi

Sokol Balla: Po ai ishte polic.

Bledi Çuçi: Policia e zbuloi pra këtë gjë, këto mos bëni sikur ndodhin vetëm në Shqipëri dhe që bota e zhvilluar nuk ka raste të tilla

Sokol Balla: Ndodhin me frekuencë. Ka të forcave RENEA, snajperistë, a jeni i sigurtë që ky ishte një rast i vetëm?

Bledi Çuçi: Ku e di ti se me cilën frekuencë ndodhin? Ke studime? Ndodhin edhe më shpesh madje. Unë s'jam i sigurtë as për ty, jam dyshues edhe për ty që mund të jesh një vrasës potencial në momentin që shoh një shenjë. Por kur nuk e shoh një shenjë, nuk jam. Reforma që kemi bërë ne ka dhënë rezultate mbresëlënëse në një vit. Vetëm arrestime këtë 8-mujor, ka pasur 133. Pra shikoni çfarë ndryshimi kolosal që ka vetëm nga futja e Mbikëqyrjes Policore. Kjo është një betejë e përjetshme, jo vetëm e organizatës së Policisë, nuk është e thënë që nëse ti vesh uniformën e policisë, ti je Virgjëreshë, nuk është e thënë. Pa diskutim që ka elementë që bashkëpunojnë me krimin, detyra jonë është që të ngremë një sistem që këta element të jenë sa më pak.

bledi çuçi

Sondazh

Poll