Aktualitet

Si do luftohet krimi i organizuar? Çuçi zbulon skemën: Do ngremë ekipe për ndjekjen e grupeve të caktuara, përqëndrimi është në Tiranë

Ngritja e grupeve të posaçme për grupet kriminale, sipas Çuçit, është efikas ndaj luftës së krimit të organizuar. 

8 Shtator 2022, 22:50 Nga F.M
Si do luftohet krimi i organizuar? Çuçi zbulon skemën: Do
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka treguar se do të ngrihen ekipe të posaçme në Policinë e Shtetit për të ndjekur grupe të veçanta kriminale. I ftuar në "Top Story", Çuçi tha se kjo gjë bëhet në të gjithë botën. Ngritja e grupeve të posaçme për grupet kriminale, sipas Çuçit, është efikas ndaj luftës së krimit të organizuar. 

"Ne sot kemi një polici kriminale që është në mënyrë kapilare e shtrirë deri në nivel komisariatesh. Krimi i organizuar është i përqëndruar në Tiranë, Durrës, Vlorë, vetëm Shkodra ka natyrë më lokale. I gjithë organizimi është në Tiranë. Nuk mund të vzhdojmë me një system që ka qenë këtu me këtë organizim kapilar. Forcat duhen përqëndruar, duhen ngritur ekipe që synojnë grupe të caktuara. E dyta është partneriteti me agjencisë partnere të luftës kundër krimit. Unë i kam dhënë shumë rëndësi kësaj gjëje,"- tha Çuçi. 

bledi cuci

Sondazh

Poll