Aktualitet

Ku dështoi Gledis Nano? Çuçi: Riktheu transportin e drogës drejt Italisë, lidershipi ka munguar, duhet reformë për goditjen e krimit

Ai shtoi më tej se me drejtimin e Nanos, u rikthyen skafet që transportojnë drogë drejt Italisë. 

8 Shtator 2022, 21:28 Nga F.M
Ku dështoi Gledis Nano? Çuçi: Riktheu transportin e
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh se 'fundin' karrierës së Gledis Nanos si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ia vendosën krimet e njëpasnjëshme që ndodhën në muajin korrik e gusht. I ftuar në "Top Story", Çuçi tha se Policisë së Shtetit i ka munguar lidershipi. Ai shtoi më tej se me drejtimin e Nanos, u rikthyen skafet që transportojnë drogë drejt Italisë. 

"Spunton finale e dhanë ngjarjet e muajve të fundit, të gushtit dhe të korrikut. Kur ulemi dhe flasim për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, flasim për shumë gjëra. Një nga gjërat që ndikon drejtpërdrejt edhe për atë që ju tregova në lidhje me qëndrueshmërinë apo mënyrën se si kanë ndodhur vrasjet, ka të bëjë me reformimin e policisë kriminale. Pa u bërë ky reformim nuk ka luftë me krimin e organizuar. Pikërisht për këtë gjë, ka munguar roli i lidershipit. Nëse në vitin 2021, nuk bëhet fjalë për parcela kanabisi, për fat të keq, këtë vit ka pasur shumë raste të parcelave të kanabsiit. Është kthyer dhe fenomeni i transportit të drogës drejt Italisë. Kishim një tentativë, një skaf që u nis drejt Italisë dhe pavarësisht ndjekjes, erdhi dhe u dogj në breg,"- tha Çuçi. 

bledi cuci gledis nano

Sondazh

Poll