Aktualitet

"Dekonspirim operacionesh"/ Çuçi: Nano do japë llogari, ku u bazua për këtë deklaratë, do hetohen të 14 të shumëkërkuarit

Çuçi tha se bazuar në deklaratën e bërë nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano për mediat franceze, ku tha se operacionet e policisë dekonspiroheshin, do të nisë një hetim.

8 Shtator 2022, 21:34 Nga F.M
"Dekonspirim operacionesh"/ Çuçi: Nano do japë
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se po hetohen dosjet e të shumëkërkuarve që u shpallën në kërkim si pasojë e operacionit "Plumbi i artë". I ftuar në "Top Story", Çuçi tha se bazuar në deklaratën e bërë nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano për mediat franceze, ku tha se operacionet e policisë dekonspiroheshin, do të nisë një hetim. Ai shtoi gjithashtu se Nano do merret në pyetje për këtë gjë. 

"Do hetohen si raste, të 14 rastet. Do merret në pyetje edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ai që ishte domethënë se çfarë informacioni kishte marrë në momentin që doli dhe e bëri këtë deklaratë. Do hetohen të gjitha gjërat. Ka detyrimin e publikut që të dalë dhe ta sqarojë se në çfarë momenti ka qenë në dijeni të një dekonspirimi. Do japë llogari,"- tha Nano. 

bledi cuci gledis nano

Sondazh

Poll