Aktualitet

Ftohje me Nanon? Çuçi: S'i ngatërroj marrëdhëniet personale, s'kam qenë kurrë i ngrohur me të

Çuçi tha se ata kanë pasur një komunikim korrekt dhe zyrtar përsa i përket punës. 

8 Shtator 2022, 21:40 Nga F.M
Ftohje me Nanon? Çuçi: S'i ngatërroj
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se nuk ka pasur asnjë 'ftohje' apo 'ngrohje' në marrëdhënien e tij me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. I ftuar në "Top Story", Çuçi tha se ata kanë pasur një komunikim korrekt dhe zyrtar përsa i përket punës. 

"Pa dyshim nuk ka pasur asnjë ftohje e ngrohje. Unë marrëdhëniet zyrtare, me detyrat dhe pozicione të tilla nuk i ngatërroj me ato personale. Bashkë komunikonim me e-mail, me të gjitha raportimet zyrtare që kishim. Përsa i përket 'ngrohjes', ashtu siç e shikoni ju, nuk kam qenë asnjëherë i ngrohur me të, e keni parë vetë,"- tha Çuçi. 

bledi cuci

Sondazh

Poll