Aktualitet

Fati i Martinajt! Çuçi: Policia do flasë me prova, po hetohet pista e vrasjes dhe e inskenimit

Ai tha se hetimet janë bazuar në inskenimin e rastit dhe në atë të vrasjes, por që ende nuk dihet asgjë me siguri. 

8 Shtator 2022, 21:45 Nga F.M
Fati i Martinajt! Çuçi: Policia do flasë me prova, po hetohet
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi nuk ka dhënë detaje në lidhje me hetimet për fatin e të zhdukurit Ervis Martinaj. I ftuar në "Top Story", Çuçi tha se Policia e Shtetit nuk mund të flasë bazuar në thashetheme dhe pa pasur asnjë provë në lidhje me atë që mund të ketë ndodhur me personin në fjalë. Ai tha se hetimet janë bazuar në inskenimin e rastit dhe në atë të vrasjes, por që ende nuk dihet asgjë me siguri. 

Pjesë nga biseda:

Bledi Çuçi: Policia po heton, po heton të gjitha pistat, policia do të flasë kur të ketë prova dhe nuk mund të flasë në bazë të thashethemeve. Ajo që po bën policia është padyshim hetimi në pista të ndryshme. Pistat janë pista e vrasjes, pista e zhdukjes në mënyrë të vullnetshme dhe pista e tretë, ai është gjithmonë në kërkim nga drejtësia, sepse ka pasur edhe më herët statusin e të shumëkërkuarit. Konkluzioni do të jetë i bazuar në prova, jo në thashetheme.

Sokol Balla: Prova kemi që shoqërohej deri në sekondat e fundit nga një efektiv policie

Bledi Çuçi: Policia e zbuloi

Sokol Balla: Po ai ishte polic.

Bledi Çuçi: Policia e zbuloi pra këtë gjë, këto mosnbëni sikur ndodhin vetëm në Shqipëri dhe që bota e zhvilluar nuk ka raste të tilla

Sokol Balla: Ndodhin me frekuencë

Bledi Çuçi: Ku e di ti se me cilën frekuencë ndodhin? Ke studime? Ndodhin edhe më shpesh madje. Unë s'jam i sigurtë as për ty, jam dyshues edhe për ty që mund të jesh një vrasës potencial në momentin që shoh një shenjë. Por kur nuk e shoh një shenjë, nuk jam. 

bledi cuci

Sondazh

Poll