Aktualitet

Vrasja e Topallit në Greqi, daja: Trupin ja hodhën në pyll ku mund ta hanin egërsirat

Po ashtu, Hoxha tha se kjo situatë është shumë e dhimbshme për ata po aq sa befasuese dhe e pamerituar. 

8 Shtator 2022, 19:50 Nga I.A
Vrasja e Topallit në Greqi, daja: Trupin ja hodhën në pyll ku
Meçan Hoxha

KORÇË- Daja i i biznesmentit të vrarë në Greqi Xhani Topalli, Meçan Hoxha ka folur për vrasjen nipit të tij. Në një prononcim për mediat nga Korça, Hoxha tha se Topalli ishte një djalë punëtor dhe se vrasja ka ndodhur për shkak të një borxhi që i kishte autori. Po ashtu, Hoxha tha se kjo situatë është shumë e dhimbshme për ata po aq sa befasuese dhe e pamerituar. 

"Është një situatë shumë e dhimbshme, e papritur befasuese e pamerituar. U njohëm me situatën para dy javësh, në fillim na thanë që Genti ka humbur pa adresë dhe pa arsye. Shteti grek u vu në lëvizje për gjetjen e Gentit dhe e gjeti bashkë me kriminelin. Krimineli grek është një që i turpëron grekët.Genti kishte 23 vite në Rodos së bashku me familjen e tij. Bëhet fjalë për një pronar të një hoteli që ka kryer të gjitha punimet me firmën e Gentit ky i fundit kishte biznes ndërtimi. Ai nuk e ka likuiduar prej 6 vitesh Gentin sa herë që vinte puna për t’u likuiduar ai ka shtirë sebeb tjetër. Duke qenë se nuk ishte korrekt me pagesat e çuan cështjen në gjyq dhe u vendos që jo vetëm të paguhen detyrimet, por të konfiskohet hoteli për 4 vite në interes të Gentit. Genti kishte shumë virtyte dhe duke e ditur këtë gjë ai hilamani i Greqisë e shfrytëzoi, kur e humbi gjyqin që duhet t’ja jepte Gentit hotelin, ai ju lut dhe Genti ja la vazhdo të punosh i tha.

Dhe punoi, por iu mbush kupa dhe sivjet i duheshin me patjetër lekët se punimet i kishte me lek borxh do likuidonte punëtorët e vet dhe i kërkoi lekët, ai i premtoi që do ia japë dhe një ditë nga këto e ftoi që t’ja japë leket ndërkohë ai përgatiti kurthin për ta hequr qafe që mos kishte detyrime ndaj tij. Ai të gjitha gjërat i ka patur të parapërgatitura derisa ta ftonte për të marrë lekët. Genti e besoi dhe vajti, atje nuk mori lekët por humbi jetën e tij. Padiskutim përderisa atij i janë gjetur të gjitha mjetet, litari nuk gjendet rastësisht, që është goditur tinëz, se ai ishte një div i vërtetë që se mbanin dot dy veta, nuk mund ta zinin peng vetëm sa mund ta vrisnin. Policia greke është në vazhdim të ngjarjes, është treguar shumë korrekte, policia greke e zbuloi vrasësin dhe ai s’kishte si mashtronte më, por zbuloi vendin ku e kishte hedhur. Ai dhunoi dhe kufomën e tij, e mori e hodhi në një pyll të shkretë ku nuk mund të gjendej ku mund ta hanin egërsirat. Gentiani ishte modeli i familjes, djalit, shokut, i ka respektuar të gjitha detyrimet, ka respektuar edhe vizitat në vendlindje”, tha ai.

Xhani Topalli, 46-vjeç, baba i tre fëmijëve, rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht. Në ditën e fundit të zhdukjes së tij ai kishte takuar një 53-vjeçar, pronar hoteli në Greqi, i cili kishte për t'i shlyer disa detyrime në bazë të një marrëveshje që ato kishin lidhur. Mbrëmjen e 28 gushtit, kur edhe u zhduk, Xhani Topalli, ka pasur një takim me 53-vjeçarin grek. Ai po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë eurosh biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për punë ndërtimi. Ky i fundit deklaroi se takimi mes tyre ishte anuluar, por kamerat e sigurisë, zbuluan se takimi ishte zhvilluar dhe ishte kryer vrasja.

vritet xhani topalli

Sondazh

Poll