Sport

Sinisha Mihajlovic “nuk e kupton” shkarkimin e tij nga pankina e Bolognas…

I shkarkuar të martën nga detyra, i 16-ti në Serie A me zero fitore në pesë ndeshje, trajneri serb ka reaguar për largimit të tij, teksa është befasuar nga zgjedhja e drejtuesve të klubit

8 Shtator 2022, 16:07 Nga DOSJA

Sinisha Mihajlovic “nuk e kupton” shkarkimin e tij nga pankina e

ITALI - Sinisha Mihajlovic u shkarkua nga posti i tij si trajner i Bolognas të martën, pas bilancit të dobët në fillim të sezonit në kampionatin italian (tre pikë në pesë ndeshje). Në një letër të hapur të publikuar të mërkurën në mëngjes në ‘La Gazzetta della Sport’, ai shpreh zhgënjimin e tij dhe pranon "nuk e kupton këtë dëbim", tre vjet e gjysmë pas kthimit të tij në klub (rasti i parë midis 2008 dhe 2009).

Ndërsa Bologna është në kërkim të fitores së parë në Serie A, ish-mbrojtësi serb (53 vjeç,) e “pranon” vendimin “siç duhet të bëjë një profesionist”, por unë e konsiderova situatën absolutisht nën kontroll dhe që mund të përmirësohet. “Klubi nuk u konsultua dhe nuk mori mendimin tim”, thotë Mihajlovic.

Klubit italian i mjaftuan tri barazime dhe dy humbje, për t'i dhënë fund kontratës së Mihajloviçit, në detyrë që nga janari i vitit 2019 dhe i cili “e ka të vështirë të mendojë se e gjithë kjo buron vetëm nga rezultatet e fundit”, duke përjashtuar hipotezën se leuçemia e tij, e zbuluar në verën e vitit 2019, nuk do ta kishte lejuar të vazhdonte. “Gjendja ime shëndetësore është e mirë dhe vazhdimisht përmirësohet”,- ka shkruar ai, duke treguar se nuk kishte “humbur asnjë ditë” stërvitje.

Ish-mbrojtësi i Sampdorias, Interit apo dy klubeve të Romës, u desh të shtrohej në spital në fund të sezonit të kaluar për të zvogëluar rrezikun e rikthimit. Së fundi, në letrën e tij, Mihajlovic falënderoi ngrohtësisht tifozët e bolonjezë, duke shkruar se "do të shihemi përsëri së shpejti, në fushë. Aventura ime në Bologna nuk ishte vetëm futboll apo sport. Ngrohtësia juaj më ka ngrohur në kohët më të vështira”.

Sipas shtypit italian, ish-trajneri i Spezias, portugezi Thiago Motta është pista më serioze për të marrë drejtimin e stolit të Bolognas.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll