Aktualitet

Vrasja në Pogradec/ Viktima i ardhur nga SHBA kishte zgjeruar rrugën, autori e vrau me thikë

Autori pretendon pronësinë e ish-kovaçanës së fshatit ku ai ka punuar për shumë vite, godinë e cila ndodhet përballë banesës së viktimës. 

8 Shtator 2022, 12:40 Nga A.B
Vrasja në Pogradec/ Viktima i ardhur nga SHBA kishte zgjeruar rrugën,
Safet Yskollari

POGRADEC- Sherri mes dy fqinjëve në fshatin Gështenjas të Pogradecit ku mbeti i vdekur Safet Hyskollari 65 vjeç, vijonte prej vitesh. Mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte të vazhdueshme verbale sa herë viktima kthehej me pushime nga ShBA-ja në fshatin e tij. Konfliktet lidhen me punimet që viktima kryente në afërsi të shtëpisë.

Gjatë ditëve të fundit viktima ka kryer punime për zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e disa tubove prej betoni. Autori pretendon pronësinë e ish-kovaçanës së fshatit ku ai ka punuar për shumë vite, godinë e cila ndodhet përballë banesës së viktimës. 

Autori Fatmir Manellari shkoi mbrëmjen e djeshme tek banesa private e viktimës duke e goditur disa herë me thikë sapo 65 vjeçari ka dalë nga dera. Policia nuk ka gjetur thikën me të cilën Manellari qëlloi për vdekje bashkëfshatarin e tij i cili ndrroi jetë në spitalin e Pogradecit.

Autori është ende në kërkim e dyshohet se fshihet në zonën e pyllëzuar të fshatit.

vrasje ne pogradec safet yskollari fatmir manellari

Sondazh

Poll