Aktualitet

Stafi i ambasadës së Iranit largohet nga Shqipëria, RENEA hyn në godinë

Efektivët e Policisë së Shtetit kanë për detyrë që të kontrollojnë godinën e ambasadës për çfarë mund të ketë mbetur pa u lëvizur nga diplomatët që punonin në vendin tonë.

8 Shtator 2022, 11:17 Nga k.m.

Stafi i ambasadës së Iranit largohet nga Shqipëria, RENEA hyn

TIRANË- Forcat Speciale RENEA dhe Antiterroti dhe njësia anti-eksploziv kanë hyrë në ambientet e brendshme të ambasadës iraniane në Tiranë. Kjo pasi diplomatëve u kanë mbetur edhe pak orë kohë për të liruar godinën. Efektivët e Policisë së Shtetit kanë për detyrë që të kontrollojnë godinën e ambasadës për çfarë mund të ketë mbetur pa u lëvizur nga diplomatët që punonin në vendin tonë.

Ndërkohë që kontrollet vazhdojnë, shumica e diplomatëve iranianë janë larguar, ndërkohë shihen lëvizje të shpeshta të njerëzve dhe makinave. Të gjithë po largohen pasi dje, Shqipëria shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Kryeministri Edi Rama tha se ka prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik Shqipëria dy muaj më para. Qeveria i ka dhënë urdhër ambasadorit dhe të gjithë stafit të ambasadës iraniane të largohen nga Shqipëria brenda 24 orëve.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll