Aktualitet

Vrau biznesmenin shqiptar në Itali, identifikohet autori, dëshmia: Më dhunonte

Pas orësh të tëra marrje në pyetje, ai ka rrëfyer krimin e rëndë, duke treguar se krimi ndodhi pas një borxhi. 

8 Shtator 2022, 12:15 Nga A.B
Vrau biznesmenin shqiptar në Itali, identifikohet autori, dëshmia:
Fatmir Ara

ITALI- Vrasësi i shqiptarit Fatmir Ara në Itali është identifikuar. Mediat italiane raportojnë se ai është Davide Osella, 30-vjeçari i cili tashmë është në paraburgim me akuzën e vrasjes me dashje.

Pas orësh të tëra marrje në pyetje, ai ka rrëfyer krimin e rëndë, duke treguar se krimi ndodhi pas një borxhi. 

Jo vetëm që më kishte para borxh, por edhe më ka dhunuar,” tha italiani.

Mendohet se ai e ka kryer krimin me një armë gjahu, me të cilën e qëlloi tre herë në kokë biznesmenin shqiptar. Për të fshehur krimin, ai u paraqit vetë para karabinierëve në përpjekje për të krijuar një alibi.

Fatmir Ara ishte raportuar i zhdukur një javë më parë. Pronar i ndërmarrjes individuale Nuova Edile, nuk ishte kthyer në shtëpinë e tij në Mathi, ku jetonte me partneren dhe dy fëmijët dhe ku ishte në arrest shtëpie. Ishte e shoqja ajo e cila dha alarmin në polici për të zbuluar më pas vrasjen e tij./Cronacaqui

davide osella fatmir ara

Sondazh

Poll