Aktualitet

LISTA- Qeveria jep Guidën falas sesi harxhohen 800 kW, mjaftojnë 2 lavatriçe në javë

Madje studimi është aq serioz saqë daton nga koha kur përdorej në masë "DVD", që sot e mbajnë në banesa si relike pasi kemi hyrë në botën e "cabless (pa kabuj)" prej kohësh.

8 Shtator 2022, 10:52 Nga k.m.f.g
LISTA- Qeveria jep Guidën falas sesi harxhohen 800 kW, mjaftojnë 2
Foto ilustruese

TIRANË- Qeveria ka dhënë guidën për të mos u futur në fashën 800 kwH, nga ku energjia elektrike nis e paguhet me çmimin e tregut, 42 lekë/kwH. Qeveria ka llogaritur se 800 kwH konsum në muaj korrespondojnë me aktivitetet e mëposhtme, duke vendosur dhe një skemë.

Përditë mund të përdoret frigoriferi, boileri, kondicioneri, soba elektrike, televizor, ndriçim, hekur, fshesë e kompjuter. Madje studimi është aq serioz saqë daton nga koha kur përdorej në masë "DVD", që sot e mbajnë në banesa si relike pasi kemi hyrë në botën e "cabless (pa kabuj)" prej kohësh.

LISTA- Qeveria jep Guidën falas sesi harxhohen 800 kW, mjaftojnë 2

Megjithatë nëse dikush e ka, mund ta përdorë çdo ditë. Me kursim do të përdoret lavatriçja dhe pjatalarësja. Në muaj mund të përdoren 8 herë, mesatarisht 2 lavatriçe në javë. Mjaftueshëm, sipas qeverisë për të larë rrobat.

paketa e dyte sociale

Sondazh

Poll