Aktualitet

Diplomatët e Iranit duhet të largohen rreth mesditës, ishin me qera tek 'Rruga e Salës', pronari shkon tek godina

Sipas informacioneve, ka pasur një letër këmbim mes ambasadës të Iranit dhe Ministrisë të Punëve të Jashtëm shqiptare. Prej tyre është kërkuar më shumë kohë për tu larguar, por kërkesa nuk është pranuar.

8 Shtator 2022, 12:09 Nga k.m.
Diplomatët e Iranit duhet të largohen rreth mesditës, ishin me
Foto nga Ambasada e Iranit

TIRANË- Forcat e Policisë së Shtetit kanë hyrë në ambientët e ambasadës së Iranit në Tiranë, kur diplomatëve u kishte mbetur dhe pak orë kohë për të liruar godinën, pak pas mesditës. Në ambientet e selisë diplomatike në rrugën “Mustafa Matohiti” (e njohur ndryshe edhe si rruga e Salës pasi banon ish-kryeministri Sali Berisha), ka pasur ende lëvizje punonjësish mëngjesin e kësaj të enjteje, të cilët kanë kërkuar që të lëvizin edhe plaçkat e fundit nga godina pasi afati i fundit është në orën 12:30. Sipas informacioneve, ka pasur një letër këmbim mes ambasadës të Iranit dhe Ministrisë të Punëve të Jashtëm shqiptare. Prej tyre është kërkuar më shumë kohë për tu larguar, por kërkesa nuk është pranuar.

Pranë godinës është parë dhe pronari i saj, pasi ka qenë e marrë me qira nga të huajit. Madje qiramarrësit nuk kishin hequr as flamurin e Iranit nga godina. Teksa koha po mbaron, RENEA dhe anti-terrori kanë hyrë në godinë për të shuar të gjitha dyshimet se ka pasur ndonjë lëndë plasëse e lënë pas. 

Dje, Shqipëria shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Kryeministri Edi Rama tha se ka prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik Shqipëria dy muaj më para. Qeveria i ka dhënë urdhër ambasadorit dhe të gjithë stafit të ambasadës iraniane të largohen nga Shqipëria brenda 24 orëve.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll