Aktualitet

VD-Helmohen 9 gra në Fier, Policia: U 'mbytën' prej një parfumi

9 punonjëse të një fabrike ulliri, e ndodhur në aksin rrugor “Fier – Vlorë”, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit, pasi kanë shfaqur shenja helmimi.

8 Shtator 2022, 10:56 Nga k.m.
VD-Helmohen 9 gra në Fier, Policia: U 'mbytën' prej një
Pamje nga spitali i Fierit

FIER- Helmohen 9 gra në Fier. 9 punonjëse të një fabrike ulliri, e ndodhur në aksin rrugor “Fier – Vlorë”, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit, pasi kanë shfaqur shenja helmimi. Lidhur me shkakun e helmimit ka bërë me dije se dyshohet se "fajtor" është një parfum i përdorur nga njëra prej këtyre të helmuarave që kanë përdorur produktin. Megjithatë ky është dyshimi paraprak për shkakun e helmimit, pasi grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në Spitalin Rajonal Fier, kanë shkuar me shenja helmimi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 9 shtetase, të cilat punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”. Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të gjitha të helmuarat janë shoqëruar në mjediset e urgjencës, ku edhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe u janë nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme. Por disa prej tyre nuk kanë paraqitur komplikacione, ndërsa është parë e nevojshme që 4 paciente të mbahen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa të tjerat janë larguar për në shtëpi.

9 te helmuar ne fier fier

Sondazh

Poll