Aktualitet

SHERR në Vlorë, 50-vjeçari plagos me thikë ish-gruan

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Vlorë, ndërsa 50-vjeçari, ende i paidentifikuar është shpallur në kërkim.

8 Shtator 2022, 10:42 Nga k.m.

SHERR në Vlorë, 50-vjeçari plagos me thikë ish-gruan

VLORË- Një grua ka mbetur e plagosur në Vlorë pasi është sulmuar nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Vlorë, ndërsa 50-vjeçari, ende i paidentifikuar është shpallur në kërkim. Nga ana e Policisë ka nisur puna për kapjen e tij, ndërsa gruaja është dërguar në spital.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. P., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) ish-bashkëshorten e tij”, njofton Policia.

 

vlore

Sondazh

Poll