Aktualitet

Sherr mes të miturve në Tiranë/ 13-vjeçari i ngul thikën 15-vjeçarit, e bën për spital

Policia e Shtetit ka bërë me dije me një njoftim zyrtare se një 13-vjeçar ka goditur me grushte dhe mjet prerës një 15-vjeçar.

8 Shtator 2022, 10:44 Nga k.m.
Sherr mes të miturve në Tiranë/ 13-vjeçari i ngul
Foto ilustruese

KAMËZ- Një sherr me thika ka ndodhur mes dy të miturve në Kamzë. Policia e Shtetit ka bërë me dije me një njoftim zyrtare se një 13-vjeçar ka goditur me grushte dhe mjet prerës një 15-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e një 13-vjeçari, pasi ka goditur me grushte dhe mjet prerës një 15-vjeçar”, njofton Policia.

Por fatmirësisht 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që nga ana tjetër Policia ka nisur kërkimet për të kapur autorin 13-vjeçar.

policia e shtetit

Sondazh

Poll