Sport

'The Championssss"! Britmat e tifozëve të Napolit 'shurdhojnë' qytetin, 113 decibel zhurma e krijuar (video)

Një qytet i tërë është ndalur. Napoli është rikthyer pas dy vitesh në Champions League, kompeticioni më i lartë për klube në Europë.

7 Shtator 2022, 23:16 Nga DOSJA

'The Championssss"! Britmat e tifozëve të Napolit

ITALI- Një qytet i tërë është ndalur. Napoli është rikthyer pas dy vitesh në Champions League, kompeticioni më i lartë për klube në Europë. Ndeshja e parë u zhvillua në stadiumin 'Maradona' ndaj Liverpool, sfidë që u fitua nga vendasit me shifrat 4-1.

Momenti më emocionues ishte pak para fillimit, kur dy skuadrat hyn në fushë për himnin e zakonshëm që i paraprin çdo ndeshjeje, simboli "The Champions": klithma e tifozëve napolitan ishte mbresëlënëse. Në fund të himnit, kur "The Champions" ngrihet në ton, para se të përfundojë muzika, britma e stadiumit 'Maradona' ishte mbresëlënëse, deri në atë pikë sa u dëgjua pothuajse në të gjithë lagjen.

Zhurma regjistroi 113 decibel, më shumë se një çekiç (zhurma e të cilit e bën atë të masë 110 decibel). Në momentin e penalltisë për Napolin, të shënuar nga Zielinski në minutën e 5 të pjesës së parë, zhurma e festës regjistroi 112 decibel. Në minutën e 16-të, penalltia e dytë e akorduar për Napolin, këtë herë gabuar nga Osimhen, zhurma e publikut arriti në 200 decibel.

E.Ç (Dosja.al)

napoli champions league

Sondazh

Poll