Aktualitet

48-vjeçari vdiq pasi ra nga lartësia e objektit ku punonte, procedohen penalisht administratori dhe inxhinieri i firmës

Sipas njoftimit të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr 6 kanë referuar çështjen në prokurori ku dhe ka nisur procedimi nga dy personave.

8 Shtator 2022, 10:16 Nga d.a.
48-vjeçari vdiq pasi ra nga lartësia e objektit ku punonte,
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në afërsi të mbikalimit të Rinasit ku një 48-vjeçar ka ndvrruar jetë në spital pasi ka rënv nga lartvsia e objektit ku punonte.

Sipas njoftimit të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr 6 kanë referuar çështjen në prokurori ku dhe ka nisur procedimi nga dy personave.

Shtetasit D. D., 41 vjeç (administrator në një firmë) dhe E. D., 34 vjeç (inxhinier në një firmë) do të procedohen për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasit D. D., 41 vjeç (administrator në një firmë) dhe E. D., 34 vjeç (inxhinier në një firmë), për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Ditën e djeshme, në afërsi të mbikalimit të Rinasit dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit në të cilin ishte duke punuar shtetasi Sh. D., 48 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

vdes 48-vjecari ne tirane

Sondazh

Poll