Sport

Champions/ Napoli shkërmoq Liverpool! Bayern nuk e diskuton Interin, ja rezultatet e takimeve të tjera

Ditën e sotme u zhvilluan takimet e para të Champions League. Napoli bën mrekulli përballë Liverpool. Ekipi drejtuar nga Spalleti fiton me shifrat 4-1 në Grupin A.

7 Shtator 2022, 22:51 Nga DOSJA

Champions/ Napoli shkërmoq Liverpool! Bayern nuk e diskuton Interin, ja

EUROPË- Ditën e sotme u zhvilluan takimet e para të Champions League. Napoli bën mrekulli përballë Liverpool. Ekipi drejtuar nga Spalleti fiton me shifrat 4-1 në Grupin A. Golat e takimit do të shënoheshin nga Zielinski në minutën e 6' nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Anguissa do të realizonte në të 31-tën'.

Spektakli nuk do të përfundonte sepse Simeone do të shënonte 4 minuta nga përfundimi i pjesës së parë. Në pjesën e dytë, do të ishte sërish Zielinski që do të shënonte në të 47-tën, ndërsa Diaz do të realizonte golin e vetëm të skuadrës angleze.

Napoli dhe Ajax ndajnë grupin A me nga tre pikë. Në Grupin C, Bayern Munich fiton me shifrat 0-2 ndaj Interit. Sane në 25' dhe autogoli i D'Ambrosios mjaftuan për suksesin e bavarezëve.

Po në Grupin C, Barcelona fiton 5-1 ndaj Plzen. Në takimet e tjera, Atletico Madrid fiton 2-1 ndaj Portos, Clube Brugge fiton 1-0 ndaj Bayer Leverkusen, ndërsa Tottenham mori një sukses të rëndësishëm ndaj Marseille me shifrat 2-0.

E.Ç (Dosja.al)

napoli champions league

Sondazh

Poll