Politike

VD-Mbajtja e flamurit të BE në institucionet shqiptare, Xhaçka: Nënvizon rëndësinë e hapjes së negociatave

Xhaçka kërkoi nga deputetët që ta votojnë këtë akt pasi sipas saj po bëhet në kuadër të ndryshimeve për hapjen e negociatave

8 Shtator 2022, 10:46 Nga A.B

VD-Mbajtja e flamurit të BE në institucionet shqiptare, Xhaçka:

TIRANË- Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka diskutoi ditën e sotme në Kuvend aktin normativ për simbolet kombëtare. Ajo kërkoi që deputetët ta votojnë këtë akt pasi sipas saj po bëhet në kuadër të ndryshimeve për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

'Ndryshimet në kuadër të hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në të gjitha institucionet publike, krahas flamurit tonë të vendoset edhe ai i BE. Arsyeja se përse ky akt po miratohet me urgjencë është se jemi në pritje të takimeve intensive mes ekipeve. Ky akt nënvizon rëndësinë e hapjes së negociatave. Pas mbajtjes së konferencës së parë ne diskutuam një takim. Pas Konferencës së parë Ndërqeveritare, menjëherë nisi procesi i shqyrtimit analitik të legjislacionit të BE. Ta votojmë këtë amendim dhe të vazhdojmë për të cuar para objektivin madhor që është integrimi europian.'- tha ministrja.

olta xhacka seance plenare 8 shtator 2022

Sondazh

Poll