Politike

VD-ÇMIMI I KRIPUR/ Çdo kW mbi 800 do të paguhet me 42 lekë! Balluku: Më 31 dhjetor vendoset fasha

Duke i shtuar edhe tarifën e shpërndarjes me 7 lekë, totali shkon në 42 lekë për kW.

8 Shtator 2022, 09:49 Nga f.g
VD-ÇMIMI I KRIPUR/ Çdo kW mbi 800 do të paguhet me 42
Belinda Balluku

TIRANE- Zv.kryeministrja Belinda Balluku dha detaje në lidhje me planin e qeverisë për të diferencuar çmimin e energjisë. Balluku tha se çdo kilovat mbi 800 që është vendosur fasha, do të paguhet me vlerën 42 lekë. Ministrja e Energjisë sqaroi se çmimi do të paguhet me vlerën e tregut, që aktualisht është 35 lekë. Duke i shtuar edhe tarifën e shpërndarjes me 7 lekë, totali shkon në 42 lekë për kW.

“Duke vendosur fashën 800 kilovat ne do të kursejmë 100 milionë euro deri në dhjetor 2023, dhe presim të ulim me 2% konsumin e energjisë. 35 lekë është çmimi plus 7 lekë tarifa e shpërndarjes dhe në total shkon 42 lekë kilovati. Pra për çdo kilovat mbi 800 kilovat do të paguhet 42 lekë. Në 31 dhjetor do të vendoset çmimi i ri për fashën. Pra çmimi i energjisë do jetë 42 leke kilovati për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat.

Do paguajmë 70% të kostos për impiantet diellore. Kjo do jetë një proces që do të fillojë, e më pas më 1 nëntor do të aplikojnë 2 mijë familje për të marrë këtë grant. Më pas do të ketë një platformë që qytetarët që duan të përfitojnë nga ky grantë do të aplikojnë dhe në 31 mars do të nisë faza e dytë” tha Balluku ndër të tjera.

belinda balluku kriza energjitike

Sondazh

Poll