Politike

VD-Vasili-Nikollës: Ideja që nuk ka rëndësi se çfarë flet opozita është idiotësi

Vasili tha se nuk duhet të vazhdohet më me idenë se nuk ka rëndësi se çfarë flet opozita. 

8 Shtator 2022, 10:29 Nga A.B
VD-Vasili-Nikollës: Ideja që nuk ka rëndësi se
Petrit Vasili dhe Lindita Nikolla

TIRANË- Deputeti Petrit Vasili iu drejtua kryeparlamentares, Lindita Nikollës duke i kërkuar kohë që të flasë në Kuvend. Vasili tha se nuk duhet të vazhdohet më me idenë se nuk ka rëndësi se çfarë flet opozita. 

Petrit Vasili: Kjo ide që në komision nuk ka rëndësi se çfarë flet opozita dhe nuk reflektohet asnjëherë vazhdon që të bëhet vijë, në raste të shkurta pasqyrohet dhe mendimi i opozitës. Ky nuk është debati i vetëm një partie, nëse është kjo, e ndryshojmë gjithë rregulloren e ndryshojmë. Kthehemi në idiotësinë që kemi lënë pas 30 vite më parë.

Lindita Nikolla: E përmendet vetë që seancat janë të gjitha publike. Nuk na kushton asgjë që ajo që është shkruar në raport të hidhet në relacion.

petrit vasili seance plenare 8 shtator 2022

Sondazh

Poll