Politike

VD-Kriza energjitike, ministrja Balluku prezanton projektin: Japim grante për vendosjen e paneleve diellore, "administratori energjie" në administrata

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka zbuluar një projekt të qeverisë që konsiston në mbështetjen e qytetarëve në këtë krizë energjetikë ku premtohet subvencionimi në masën 70% për 2000 familje që do të vendosin panele diellorë.

8 Shtator 2022, 09:46 Nga k.m.
VD-Kriza energjitike, ministrja Balluku prezanton projektin: Japim grante
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Energjisë, njëkohësisht edhe zv.kryeministrja e vendit, Belinda Balluku në prezantimin e paketës së dy të rezistencës sociale ka bërë me dije detaje të reja. Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka zbuluar një projekt të qeverisë që konsiston në mbështetjen e qytetarëve në këtë krizë energjetikë ku premtohet subvencionimi në masën 70% për 2000 familje që do të vendosin panele diellorë. Po ashtu, në institucionet shtetëore, Balluku tha se do të caktohet një person që do të duhet të kujdeset për ruajtjen dhe kursimin e energjisë elektrike.

"Edhe në vitin më të mirë 2011, Shqipëria ka dalë në import. Nuk i mbulojmë dot nevojat. Kemi qenë të hapur me publikun duke nisur nga mungesa e reshjeve. Kemi marrë masa dhe kemi siguruar furnizim të pandërprerë të energjisë. Kemi dhënë një mbrojtje për konsumatorin familjar por edhe biznesin e vogël. Megjithatë sot përballë krizës që vetëm po thellohet, prandaj duhet që të marrin masa konkrete. Duhet ta shtynim që kishte përmirësim të kësaj krize. Në gusht kemi arritur blejen e energjisë për çmimin 1040 euro, vjet në gusht ka qenë 8 herë më pak. Kemi ndërmarrë një fashë, që i përket një numri shumë të vogël abonentësh. 4% konsumojnë mbi 800këh. Duke pasur parasysh këtë fakt, kemi bërë një analizë. Na është dashur që të bëjmë një analizë se çfarë përfshin përdorimin e të gjitha pajisjeve elektrike. Duke vendosur fashon në 15 muajit e ardhshëm deri në dhjetor të 2023 do të kursjemë 100 mln euro. Do të kemi dhe ulje me 2.5% të konsumit të energjisë. Ata që përdorin mbi 800këh, do të paguajnë 35 lekë+7 lekë tarifa. Duhet thënë që ky çmim që do të dërgohet tek Enti Rregullator, do të jetë i vlefshëm deri më 31 dhjetor. Ndërkohë që për të arritur gjithçka që do të ndërmarrim në të ardhmen do të ringrejmë task-forcën për rrjedhjet në rrjet dhe të gjitha masat e eficencës së energjisë. Të vendosur në këto kushte, kur importi ka arritur çmime stratosferike, çelësi për të pasur sukses për këtë krizë të re është kursimi. është me të vërtetë e vështirë për t'u preceptuar kur fatura vjen me të njëjtin çmim. 1% kursi nga secili na kushton 3.34 mld dollarë. Qeveria do të kontribuojë edhe për suvencionin e rëndësishëm. Për këtë arsye kemi vendosur që të nisim një projekt për kursimin e energjisë. Do paguajmë 70% të kostos për impiantet diellore. Kjo do jetë një proces që do të fillojë, e më pas më 1 nëntor do të aplikojnë 2 mijë familje për të marrë këtë grant. Task-Forca do të monitorojë nëse është bërë siç duhet. Në 31 mars do të nisë faza e dytë. Ne duam të japim shembullin, ndaj në të gjitha institucionet shtetëore, do të kërkojmë emërimin e një "administratori energjie" për të ulur konsumin me 15% të faturave aktuale. Ne duke nisur nga data 14 shtator do të jemi në çdo shkollë. Edukimi i brezit të ri është çelësi. Së bashku me ministren do të nis nga shkollat e Tiranës për t'u kujdesur për energjinë,"-tha Balluku.

belinda balluku paketa e dyte sociale

Sondazh

Poll