Politike

VD-'Shqiptarët mit i Enver Hoxhës'/ Ina Zhupa kërkon interpelancë për Richard Hodges: Pse u caktua tek Bordi i Butrintit?

Teksa vendosi me video të gjithë fjalimin e tij në një universitet në Itali, ku e konsideronte vendin tonë si një mit të ngritur nga diktatori Enver Hoxha, Zhupa kërkoi të dinte kriteret që kishte plotësuar Hodges për të marrë pjesë në Bordin e Butrintit. 

8 Shtator 2022, 10:15 Nga k.m.
VD-'Shqiptarët mit i Enver Hoxhës'/ Ina Zhupa kërkon
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti. Në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Zhupa kërkoi që të diskutohej se përse ishte vendosur në Bordin e Menaxhimit të Butrintit, Richard Hodges, të cilit i qarkullon një video ku flet me terma anti-shqiptare. Teksa vendosi me video të gjithë fjalimin e tij në një universitet në Itali, ku e konsideronte vendin tonë si një mit të ngritur nga diktatori Enver Hoxha, Zhupa kërkoi të dinte kriteret që kishte plotësuar Hodges për të marrë pjesë në Bordin e Butrintit. 

"Do të kisha dashur që të ishin këtu duke kryer interpelancës, do ishte mirë që dhe zonja ministre të ishte këtu dhe të thoshte arsyet arsyet pse ka vendosur në bordin e menaxhimit të Butrintit Richard Hodges. Së fundmi kanë dalë video të tij teksa shprehet dhe flet për shqiptarët. Nëse mundeni dëgjojeni. Sipas Hodges, territore të Shqipërisë duhet të jenë të Greqisë. Ai thotë se miti i shqiptarëve është shpikur nga Enver Hoxha. Le të na tregojë ministrja kur është hapur thirrja për këta njerëz, a ka pasur të tjerë. Apo ka pasur thjesht në CV që ka qenë këshilltari i Ramës kur ka qenë ministër i Kulturës. Së fundmi, Shqipëria dhe arkeologët meritojnë më shumë respekt dhe dinjitet. Meritojnë që puna e tyre të mos hidhet poshtë. Nuk mundeni të vini interesat e asaj që është Butrinti përballë një personazhi që ka të drejtën të mendojë çfarë të dojë. Por a është i denjë të përfaqësojë shtetin në Bordin e Butrintit? Deklaratat publike kanë dalë shumë më vonë. Të nderuar deputetë, jeni shqiptarë dhe si të tillë duhet që tërhiqeni nga vendimi,"-u shpreh deputetja. 

Por kërkesa e saj për interpelancë u hodh për votim pak minuta pasi mbaroi fjalimin, e u rrëzua me 52 vota kundër të socialistëve, kundër 25 pro që i dhanë kolegët e saj. 

ina zhupa seance plenare 8 shtator 2022

Sondazh

Poll