Politike

VD-Paketa e rezistencës, ministrja Ibrahimaj: Nuk i dihet krizës, lufta në Ukrainë po vijon

Në fjalën e saj nga Kryeministria, ku doli në një konferencë për shtyp, Ibrahimaj tha se kostoja për paketën anti-krizë të qeverisë shkon në miliada lekë.

8 Shtator 2022, 09:33 Nga k.m.
VD-Paketa e rezistencës, ministrja Ibrahimaj: Nuk i dihet krizës,
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka sqaruar skemën për pensionet dhe paga duke analizuar me detaje paketën e dytë të mbështetjes sociale. Në fjalën e saj nga Kryeministria, ku doli në një konferencë për shtyp, Ibrahimaj tha se kostoja për paketën anti-krizë të qeverisë shkon në miliada lekë. Po ashtu, ajo raportoi me shifra skemën për pensionet dhe pagat, që do jenë 2 miliardë lekë kosto në buxhet.

"Vendosëm të subvenciononim individët. U dhanë 9 mijë lekë për familje. Ndikuam në mosrrithen e kostove të prodhimit. Suvencionuam naftën. Kjo bëri që inflacioni të ishte më ulët se vendet e BE dhe të rajonit. Të gjithë vendet e rajonit e kanë inflacionit 2 shifror. Kemi pasur performancë të mirë gjatë këtij viti për këto hapësira që kanë nevojë për suport. Kemi pasur edhe rritje të vendeve të punës, shifra jo të zakonshme në efekt krize. Kanë bërë që konsumi të mos bjerë. E gjejmë veten në një situatë ndryshe nga ajo që kishim në mars. Por lufta nuk mbaroi dhe efektet nuk mbaruan. Kjo është arsyeja pse na duhej të merrnim vendim për një mbështetje afatmesme për një krizë që do të ndikojë vendin tonë përgjatë vitit të ardhshëm. Do mbajmë subvencionin e energjitikës. Do të ketë kosto 8.4 mld në buxhet. Do rrisim pagat me 7%. Janë 41 mijë punonjës të administratës. Ka punonjës të Policisë së Burgjeve. Janë punonjës të administratës publike. Do të përfitojmë nga rritja e pagave me 7%. Duke pasur rritje neto. Nga ana tjetër kemi menduar për ato kategori që janë më vulnerabël. Do të rrisim përfitimin në ndihmë ekonomike. Do subvencionojmë me 500 mijë lekë mbjelljen e grurit për vitin që vjen. Nuk i dihet sepse kriza në Ukrainë po vijon,"-tha ajo.

delina ibrahimaj paketa e dyte sociale

Sondazh

Poll