Politike

VD-Nuk i japin fjalën! Spaho ankohet në Kuvend, Rama: Ëmbëlsira në fund

Rama ndërhyri nga vendi duke i thënë se ëmbëlsira flet në fund.

8 Shtator 2022, 10:23 Nga A.B

VD-Nuk i japin fjalën! Spaho ankohet në Kuvend, Rama:

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho kërkoi si çdo herë llogari nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla për faktin se nuk i japin të drejtën e fjalës. Teksa ai po fliste, Rama ndërhyri nga vendi duke i thënë se ëmbëlsira flet në fund. Kjo solli një reagim të ashpër të Spahos i cili i tha se ka sjellje prej një personi që është rritur në rrugë.

Edmond Spaho: Dua të sjell në vëmendje një cështje të tetorit të vitit të shkuar, për radhën e diskutimeve në parlament. Po i trajtoni disa deputetë si deputetë të njerkës, si armiq. Ne jemi renditur të fundit, pse mbahet ky qëndrim, nëse na keni caktuar të jeni të pavarur kur nuk ndihem, pse na vendosni kështu. Ose vendosni dy nga mazhoranca, dy nga opozita e vendosni një nga ne. Se kjo nuk shkon është e turpshme.

Edi Rama: Embëlsira në fund.

Edmond Spaho: Unë kam që në tetor, ne duam t'ju dëgjojmë juve, për çdo gjë që thua hedh vetëm batuta, ta kam thënë dhe një herë te ura e Lanës aty e ke marrë edukatën, me gjithë rrugaçët je rritur. 

seance plenare 8 shtator 2022

Sondazh

Poll