Politike

VD-Ina Zhupa e shqetësuar për Butrintin, Rama e ironizon nga vendi: Je bërë si Aldo Bumçi. Noka mbron kolegen

Kryeministri Edi Rama ndërhyri nga vendi dhe i tha se ishte bërë si ish-kolegu i saj Aldo Bumçi.

8 Shtator 2022, 10:23 Nga k.m.
VD-Ina Zhupa e shqetësuar për Butrintin, Rama e ironizon nga vendi: Je
Lindita Nikolla

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka qëndruar dot pa komentuar kërkesën e Ina Zhupës për një interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti. Pasi Ina Zhupës iu refuzua kërkesa për intepelancë, Rama ndërhyri nga vendi dhe i tha se ishte bërë si ish-kolegu i saj Aldo Bumçi. Ndërsa Flamur Noka, ndërhyri nga vendi për të mbrojtur deputeten.

PJESË NGA PËRPLASJA NË KUVEND: 

Nikolla: Kërkesa për interpelancë është refuzuar prej meje. Kush është dakord për mbajtjen e interpelancës.

*Rama nga vendi: Do të bësh karrierë, do të bësh karrierë se të kam thënë, por je njësoj si Aldo Bumçi. Fushë!

Nikolla: Numërojmë votat edhe njëherë Sekretaria. 25 vota pro. 52 vota kundër nuk pranohet kërkesa e Zhupës

Noka: Turp! Turp!

Rama: Jeni komplekt... (nuk kuptohet më)

edi rama seance plenare 8 shtator 2022

Sondazh

Poll