Politike

VD-Paketa e rezistencës, Rama: Mos i dëgjoni të tjerët, kjo qeveri 'e poshtër' po jep afro gjysmë miliardi mbështetje financiare

Po ashtu, Edi Rama ka komentuar edhe paketën ekonomike të caktuar nga qeveria e tij.

8 Shtator 2022, 09:13 Nga k.m.
VD-Paketa e rezistencës, Rama: Mos i dëgjoni të tjerët, kjo
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar pragun e konsumit të energjisë elektrike për të cilin qytetarët do të detyrohen ta paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. Po ashtu, ka komentuar edhe paketën ekonomike të caktuar nga qeveria e tij. Sipas Ramës, gjithsej është dhënë  gjysmë miliardi mbështetje për qytetarët.

"Jetojmë në një kohë kur edhe vendet më të pasura po marrin masa drastike. Sot lexova që Zvicra ka vendosur penalitetin e 3 viteve burg për ata që ngrohen me më shumë se 19 gradë. Gjermania ka vendosur planin për fikjen e dritave në vitrina, rrugë etj, pas orës 22:00 të darkeës. Ne nuk kemi një plan të tillë. Kjo nuk do të thotë që nuk kemi nevojë që të ulim konsumin e energjisë. Nëse kjo qeveri e poshtër nuk do përdorte lekët që shet energjinë për gjëra të tjera duhet të kuptojmë që flasim për gjëra pa kuptim. Shqipëria edhe në vitin e saj më të mirë për sa i përket reshjeve, por ky viti i mirë nuk na vjen prej 4 vitesh. Sforcoja që po bëjmë për të mbrojtur konsumatorin familjar është e jashtëzakonshme, edhe të gjithë atyre që bëjnë llogari u them që në total është një mbështetje financiare afro gjysmë miliardi,"-tha Rama.

edi rama paketa e dyte sociale

Sondazh

Poll