Aktualitet

2 vatra zjarri në Gjirokastër! Flakë masive në ish-repartin ushtarak, zjarrfikësit në vendngjarje

Flakët të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi. Punonjësit e PMNZSH-së Gjirokastër, administratori i fshatit dhe policia ndodhen në vendngjarje.

7 Shtator 2022, 14:30 Nga e.k
2 vatra zjarri në Gjirokastër! Flakë masive në ish-repartin
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Dy vatra zjarri janë ndezur në Gjirokastër. Raportohet se një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Azim Zeneli e një në Mashkullore, ku flakët kanë marrë përmasa masive.

Flakët të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi. Punonjësit e PMNZSH-së Gjirokastër, administratori i fshatit dhe policia ndodhen në vendngjarje.

Po ashtu, Drejtori i Pyjores në Bashkinë e Gjirokastrës, Adriatik Onjea nga terreni ka kërkuar ndihmën e PMNZSH-së, pasi ka konstatuar një zjarr masiv në ish-repartin ushtarak në fshatin Mashkullore, Gjirokastër. Drejt vendngjarjes ka shkuar një automjet për të bërë të mundur fikjen  e zjarrit.

zjarret ne vend gjirokaster

Sondazh

Poll