Aktualitet

Anija e bllokuar me mallra kontrabandë, dëshmia e dy vëllezërve: Nuk kemi bërë asnjë shkelje

Ata të dy kanë deklaruar se nuk kanë kryer asgjë të paligjshme pasi nafta ishte e anijes, duke mohuar se ishte kontrabandë.

7 Shtator 2022, 11:34 Nga A.B
Anija e bllokuar me mallra kontrabandë, dëshmia e dy
Foto ilustruese

DURRËS- Mbrëmjen e djeshme u ndalua në Durrës anija 'LEON' e cila kishte naftë kontrabandë. Aksioni është zhvilluar nga struktura doganore Antikontrabanda Detare në bashkëpunim me policinë kufitare në Durrës.

Në pranga kanë rënë dy vëllezërit nga Kavaja, Shpëtim dhe Roland Canin, me detyrë kapiten dhe marinar i anijes peshkatore “LEON”. Ata të dy kanë deklaruar se nuk kanë kryer asgjë të paligjshme pasi nafta ishte e anijes, duke mohuar se ishte kontrabandë.

'Karburantin e kemi për anijën tonë, nuk kemi bërë asgjë të paligjshme. Nuk kishim sajuar depozita me naftë, ishte vetëm ajo e anijes.'- deklaruan dy vëllezërit e ndaluar. 

Peshkarexha vinte nga vendet e Lindjes, ndërsa dyshohet se nafta ishte  planifikuar për t’u hedhur në tregun e brendshëm.

nafte kontrabande ne durres shpetim cani roland cani

Sondazh

Poll