Aktualitet

Plagosi me të vëllanë 19-vjeçarin në Tiranë, arrestohet Aldo Kodra, u kap sa zbriti në Rinas

26-vjeçari kishte shkuar jashtë vendit pas plagosjes dhe është vendosur në pranga nga Policia e Rinasit, sapo ka zbarkuar në tokën shqiptare.

7 Shtator 2022, 13:44 Nga k.m.
Plagosi me të vëllanë 19-vjeçarin në Tiranë,
Foto ilustruese

TIRANË- Aldo Kodra është vënë në pranga sot nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për plagosjen e Rexhinaldo Kaçorrit. 26-vjeçari kishte shkuar jashtë vendit pas plagosjes dhe është vendosur në pranga nga Policia e Rinasit, sapo ka zbarkuar në tokën shqiptare. Ndërsa në kërkim për plagosje është dhe i vëllai. Plagosja ndodhi një vit më parë në zonën e stadiumit “Dinamo”, në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 19-vjeçari Rexhinaldo Kaçorri. Aldo dhe Klajdi Kodra qëlluan me armë zjarri pas një sherri me 19-vjeçarin, duke e lënë të plagosur. Por fatmirësisht pa dëme që mund t'i kushtonin jetën. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit“. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

A. K., 26 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje“, e mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 27.05.2021, në rrugën “Liman Kaba”, dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin K. K. (i shpallur në kërkim), ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin R. K., 19 vjeç.

Gjithashtu, në ngarkim të shtetasit A. K. u referuan materialet shtesë në Prokurori, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit", pasi dyshohet se ka kaluar kufirin më mënyrë të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

aldo kodra rexhinaldo kaçorri. plagoset rexhinaldo kaçorri

Sondazh

Poll