Aktualitet

QKB pezullon “Air Albania”, Tomorri: Neglizhencë burokratike e kompanisë

Tomorri shprehet se mosregjistrimi i pronarëve përfitues është çështje që lidhet me neglizhencën burokratike të kompanisë.

7 Shtator 2022, 13:44 Nga A.B
QKB pezullon “Air Albania”, Tomorri: Neglizhencë burokratike e
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka komentuar pezullimim e aktivitetit të "Air Albania" nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB). Tomorri shprehet se mosregjistrimi i pronarëve përfitues është çështje që lidhet me neglizhencën burokratike të kompanisë.

REAGIMI:

Mosregjistrimi i pronareve perfitues te Air Albanias eshte ceshtje qe lidhet me neglizhencen burokratike te vet kompanise. Besoj se regjistrimi mbyllet per pune oresh. Ashtu si Air Albania aktualisht jane 1500 kompani qe nuk kane bere deklarimin e pronareve perfitues. Tani problemi real eshte ketu. Filtri i QKB nuk eshte aq i forte sa te diktoje se kush jane pronaret e vertete te nje kompanie. Shumica e kompanive aty regjistrojne si pronare fundore, perfaqesuesit e tyre ligjore. Keta jane avokate studiosh qe merren me regjistrim kompanish. Shumica e koncesioneve figurojne te gjitha me pronare perfitues avokate apo konsulente fiskale nga studiot hollandeze. Persona qe figurojne perfaqesues ne 100 apo me shume guacka. Keta jane prestanomet qe fshehin pronaret e vertete. Keshtu qe ai ligji i regjistrimit te pronareve perfitues eshte 5 me hic. Edhe kjo puna e Air Albanias.

Statusi i kompanisë është deklaruar i pezulluar nga QKB që nga data 1 shtator. Air Albania u krijua në vitin 2018, si një kompani kombëtare e fluturimeve, ku shteti, përmes “Albcontrol” ka 10% të aksioneve, “MDN INVESTIMENT”, e krijuar po në vitin 2018, ka 41% të kuotave dhe “TÜRK HAVA YOLLARI A.O.” 49%. Aksionere të “MDN INVESTIMENT”, me nga 50% secila janë Najada Idrizi dhe Rejana Idrizi, sipas ekstraktit në QKB, të cilat i morën gradualisht aksionet nga Sinan Idrizi dhe Ron Yeffet përgjatë vitit 2018. Air Albania ka dorëzuar në QKB vetëm bilancin e vitit 2018, kur nuk kishte akoma aktivitet, ndërsa nuk është në QKB as bilanci i 2019-s dhe 2020-s, afati i të cilëve ka përfunduar me kohë. Bilanci i vitit 2021 ka kohë të dorëzohet deri në 15 shtator, ndryshe dënohet me gjobë.

qkb pezullon air albania klodian tomorri

Sondazh

Poll