Aktualitet

ZYRTARE! Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Lajmin e raportuar fillimisht nga Dosja.al, e ka konfirmuar sot ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. 

7 Shtator 2022, 12:44 Nga k.m.
ZYRTARE! Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtori i ri i Policisë së
Bledi Çuçi

TIRANË- Muhamet Rrumbullaku do të jetë Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Lajmin e raportuar fillimisht nga Dosja.al, e ka konfirmuar sot ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. 

"Muhamet Rrumbullaku plotëson të gjitha kriteret për të qenë në krye të Policisë së Shtetit,"- tha ministri Bledi Çuçi.

Por kush është Muhamet Rrumbullaku?

Muhamet Rrumbullaku është ndër emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Gledis Nanos pak ditë më parë. Ai shtë diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.

Rrumbullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungari. Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Prej 24 marsit të këtij viti, ai mbante postin e Drejtorit të Mbikëqyrjes Policore, të cilin e dorëzoi disa ditë më parë dhe aktualisht mbahet nga Ardi Veliu. Por gjithashtu gjatë karrierës së tij nuk i ka shpëtuar as akuzave të politikës, madje dhe nga vetë kryeministri Edi Rama.

Megjithatë vendosja në krye të Policisë nuk ishte e lehtë. Dosja.al zbuloi prapaskenat e emërimit, pasi kur Gledis Nanos, iu kërkua të jepte dorëheqjen dhe përmes një procedure pa zhurmë, çuditërisht, ndryshe nga paraardhësit e tij, Nano nuk pranoi. Këmbëngulja e tij i la radhën një shkarkimi ku ministri i Brendshëm e bëri përgjegjës për disa ngjarje, përfshirë zhdukjen e Ervis Martinajt dhe ngjarjen e Himarës, ku u vra nga një skaf 7-vjeçarja Jonada Avdiu. Kabineti e shkarkoi Nanon pas 10 muajve qendrim në detyrë dhe një "lobimi" të fortë nga Ambasada Amerikane. Tashmë mbetet për tu parë se cili do të jetë rrugëtimi i Rrumbullakut në krye të Policisë së Shtetit.

muhamet rrumbullaku vkm 8 shtator 2022

Sondazh

Poll