Aktualitet

Sulmi kibernetik/ Qeveria shqiptare- ambasadës së Iranit: Personeli të largohet brenda 24 orëve 

Shqipëria kërkon që brenda 24 orëve të largohet i gjithë personeli diplomatik dhe tekniko-administrativ.

7 Shtator 2022, 12:07 Nga A.B
Sulmi kibernetik/ Qeveria shqiptare- ambasadës së Iranit: Personeli
Ambasada

TIRANË- Qeveria shqiptare i ka dërguar note Ambasadës së Iranit në Tiranë. Në atë njoftim, Shqipëria kërkon që brenda 24 orëve të largohet i gjithë personeli diplomatik dhe tekniko-administrativ nga territori i Shqipërisë. 

'Nisur nga sa më lart Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit. Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithe personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, pershfire edhe personelin e sigurise.'- deklaroi Rama në njoftimin e tij. 

Kryeministri Edi Rama doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat, aty ku njoftoi se Iranin sefshihet pas sulmit kibernetik të shërbimeve publike online. 

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll