Aktualitet

Operacion masiv i policisë në Spanjë, goditet banda shqiptare e trafikut dhe kultivimit të drogës! 10 të arrestuar

Mes tyre, mediat spanjolle raportohet se ka edhe shqiptarë. Por deri më tani nuk ka asnjë emër të identifikuar.

7 Shtator 2022, 12:18 Nga k.m.
Operacion masiv i policisë në Spanjë, goditet banda shqiptare e
Foto ilustruese

MADRID- Garda Civile e Spanjës ka zhvilluar një operacion në orët e para të mëngjesit të sotëm kundër kultivimit dhe trafikimit të marijuanës në Evropë, ku ka arrestuar 10 persona. Mes tyre, mediat spanjolle raportohet se ka edhe shqiptarë. Por deri më tani nuk ka asnjë emër të identifikuar.

Hetimi ka nisur nga komanda e Tarragonas dhe në aksion u përfshinë rreth 300 agjentë. Por kontrolle të imtësishme janë kryer në Reus, Taradell ose Cambrils, si dhe në një magazinë në Torre Serona, në Segrià.

Objektivi i operacionit është çmontimi i një organizate kriminale me origjinë shqiptare të dedikuar për kultivimin dhe trafikimin e marijuanës.

Për momentin nuk dihet se sa bimë janë gjetur dhe sasia e drogës e sekuestruar, kjo pasi operacioni është në vazhdim dhe nuk përjashtohet mundësia për arrestime të tjera./diaridetarragona.com

spanje arrestohen shqiptaret ne spanje

Sondazh

Poll