"Po unë e vrava", pas 17 orësh marrje në pyetje 30-vjeçari italian pranon vrasjen e Fatmir Arës
Pas 17 orësh marrje në pyetje, 30-vjeçari para prokurores Elena Parato se ishte autori i vrasjes së Fatmir Arës. Më pas ai u ka dhënë hetuesve udhëzime për gjetjen e telefonit të viktimës, i cili ishte hedhur larg nga vendi i vrasjes.
ITALI- Një punëtor italian tridhjetë vjeçar, me banim në Mathi të Torinos, ka rrëfyer vrasjen e sipërmarrësit shqiptar Fatmir Ara, 43 vjeç, i ekzekutuar me të paktën tre të shtëna më 2 shtator.
Sipas mediave italiane, pas 17 orësh marrje në pyetje, 30-vjeçari para prokurores Elena Parato se ishte autori i vrasjes së Fatmir Arës. Më pas ai u ka dhënë hetuesve udhëzime për gjetjen e telefonit të viktimës, i cili ishte hedhur larg nga vendi i vrasjes.
Hetuesit gjetën gjithashtu dorezat e përdorura për kryerjen e krimit si dhe pushkën, tashmë të konfiskuar, e cila mbahej me leje. I dyshuari është identifikuar edhe përmes kamerave video survejuese, por hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e motivit të krimit dhe aspekte të tjera të ngjarjes.
Fatmir Ara, përpara kompanisë së ndërtimit, drejtonte një piceri në Ciriè, pranë stacionit hekurudhor Torino-Ceres. Ai vend u konsiderua baza logjistike për të furnizuar tregun e drogës në qytet në një hetim të vitit 2020. Ai u arrestua me pesë bashkatdhetarë të tjerë, por episodet e "shpërndarjes së drogës" për hetuesit varionin nga tetori 2017 deri në gusht 2019.
Fatmir Ara ishte zhdukur që nga e premtja. Pronar i ndërmarrjes individuale Nuova Edile, ai nuk ishte kthyer në shtëpinë e tij në Mathi, ku jetonte me partneren dhe dy fëmijët dhe ku ishte në arrest shtëpie. Mund të dilte vetëm në punë, por që prej të premtes nuk kishte asnjë lajm për të, ndaj edhe e shoqja dha alarmin.
Sondazh
'Territorialja'/ Kume: Duhet ndërhyrë në Kushtetuese, të përcaktohen dy rajone
Kristaq Kume TIRANË- Për riorganizimin e pushtetit lokal, Kristaq Kume kërkon që të ketë ndërhyrje në Kushtetut&eum...
'Dje s'më erdhe në emision, sot je me vonesë'/ Sonila Meço kritikon Nokën: Kjo është opozita?
Sonila Meço, Flamur Noka TIRANË- Moderatorja Sonila Meço nuk i la pa përmendur deputetit të Partisë Demokratike Flamur No...
QKB pezullon “Air Albania”, Tomorri: Neglizhencë burokratike e kompanisë
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka komentuar pezullimim e aktivitetit të "Air Albania" nga Qendra Kombëta...
Sulmi kibernetik nga Irani, SHBA: Dënojmë fuqishëm sulmin kundër aleatit tonë, Shqipërisë
shtepia e bardhe SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ndaj sulmit kibernetik të kryer nga Irani ndaj Shqipërisë, veprim të ...
Plagosi me të vëllanë 19-vjeçarin në Tiranë, arrestohet Aldo Kodra, u kap sa zbriti në Rinas
Foto ilustruese TIRANË- Aldo Kodra është vënë në pranga sot nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për plagosjen e Rex...
ZYRTARE! Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Bledi Çuçi TIRANË- Muhamet Rrumbullaku do të jetë Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Lajm...
Operacion masiv i policisë në Spanjë, goditet banda shqiptare e trafikut dhe kultivimit të drogës! 10 të arrestuar
Foto ilustruese MADRID- Garda Civile e Spanjës ka zhvilluar një operacion në orët e para të mëngjesit të sotëm kund...
Sulmi kibernetik/ Qeveria shqiptare- ambasadës së Iranit: Personeli të largohet brenda 24 orëve
Ambasada TIRANË- Qeveria shqiptare i ka dërguar note Ambasadës së Iranit në Tiranë. Në atë njoftim, Shqipëria ...
Anija e bllokuar me mallra kontrabandë, dëshmia e dy vëllezërve: Nuk kemi bërë asnjë shkelje
Foto ilustruese DURRËS- Mbrëmjen e djeshme u ndalua në Durrës anija 'LEON' e cila kishte naftë kontrabandë. Aksioni ësht...
Sulmi kibernetik, Shqipëria ngrin marrëdhëniet diplomatike me Iranin
Foto ilustruese TIRANË- Sulmi kibernetik, Shqipëria ngri marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Burime për Report Tv bë...
