Aktualitet

I vodhi varësen nga qafa me dhunë një burri, arrestohet ‘skifteri’ 47-vjeçar në Durrës

47-vjeçari dyshohet se më datë 9 qershor të këtij viti, i ka vjedhur me dhunë varësen një burri.

7 Shtator 2022, 11:37 Nga k.m.

 

I vodhi varësen nga qafa me dhunë një burri, arrestohet
Foto ilustruese

 

DURRËS- Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhje. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, 47-vjeçari me inicialet E. K., banues në lagjen nr. 13 në Durrës dyshohet se është personi që ka kryer grabitjen. 47-vjeçari dyshohet se më datë 9 qershor të këtij viti, i ka vjedhur me dhunë varësen një burri.

NJOFTIMI I POLICISË:

I vodhi me dhunë varësen një shtetasi, vihet në pranga 47-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe identifikimin e vënien në pranga të autorëve të tyre, ndaluan shtetasin në kërkim E. K., 47 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi dyshohet se më datë 9 qërshor të këtij viti, i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

durres policia e durresit

Sondazh

Poll