Aktualitet

Zhduket 47-vjeçarja në Durrës, burri denoncon në Polici humbjen e bashkëshortes

Në kallëzimin e bërë në Komisariatin e Policisë Durrës, i identifikuari me iniciale B. B., tha se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

7 Shtator 2022, 11:28 Nga k.m.
Zhduket 47-vjeçarja në Durrës, burri denoncon në Polici
Foto ilustruese

DURRËS- Një bashkëshort ka denoncuar zhdukjen e gruas së tij. Në kallëzimin e bërë në Komisariatin e Policisë Durrës, i identifikuari me iniciale B. B., tha se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Pas marrjes së denoncimit, Policia e Durrësit është vënë në kërkim të 47-vjeçares së zhdukur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasi B. B., se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshortja e tij, shtetasja V. B., 47 vjeçe, banuese në Durrës. Punohet për gjetjen e saj.

durres

Sondazh

Poll