Politike

Deklarata e Nanos për dekonspirimet e operacioneve, Xhaferraj: E rëndë, e kemi ftuar sot në Komision

Deputeti tha se situata në vend është shumë e rëndë, ndaj kanë ftuar edhe ditën e sotme në Komision Nanon dhe ministrin Bledi Çuçin. 

7 Shtator 2022, 12:17 Nga A.B
Deklarata e Nanos për dekonspirimet e operacioneve, Xhaferraj: E
Ferdinant Xhaferraj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferraj i quan të rënda deklarata e fundit të ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos, i cili foli për dekonspirimet e operacioneve të policisë. Në hyrje të Kryesisë së Kuvendit, deputeti tha se situata në vend është shumë e rëndë, ndaj kanë ftuar edhe ditën e sotme në Komision Nanon dhe ministrin Bledi Çuçin. 

'Deklaratë e rëndë e Nanos, vinte vetëm 4 ditë pas shkarkimit të tij. U shkarkua në mënyrë të padiskutueshme, situata e rendit në vend është e rëndë, ai e tha vetë që 14 eksponente të krimit janë të lirë, kjo do të thotë se krimi kontrollon policinë. Ne kemi thirrur ministrin e Brendshëm, kemi ftuar dhe Gledis Nanon.'- u shpreh ai. 

Tre ditë më parë, media franceze, Metropole ka bërë një reportazh për Shqipërinë postkomunistë në rubrikën “Hetime Ekskluzive”. Në reportazh, vetë Gledis Nano, i cili u shkarkua nga posti si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dëgjohet të thotë se në Shqipëri operacionet e policisë dekonspirohen. Përballë mikrofonit, intervistë e cila siç duket është bërë para se Nano të shkarkohej, ish-kryepolici flet për operacionin “Plumbi i Artë”. Ai numëron dhe thotë se 14 kriminelë të rrezikshëm u kanë shpëtuar prangave për shkak se janë informuar për operacionet e organizuara për kapjen e tij.

ferdinant xhaferraj gledis nano

Sondazh

Poll