Politike

Dosja 'peshqesh' nga Berisha? Meta: Shpifjet e ulët, vetëm Erion Veliaj mund ta bëjë këtë

Ai akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se fshihet pas gjithë kësaj teorie.

6 Shtator 2022, 22:26 Nga F.M
Dosja 'peshqesh' nga Berisha? Meta: Shpifjet e ulët, vetëm
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mohuar që dosja në të cilën përflitet se është i përfshirë si ish-sigurims t'i jetë nxjerrë nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. I ftuar në "Log", Meta tha se kjo është një shpifje e ulët. Ai akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se fshihet pas gjithë kësaj teorie.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Zoti Meta dua t’i shkoj deri në fund kësaj çështjes së dosjes. Një kolegia jonë ka publikuar një shkrim, ku ndër të tjera thuhet se më shumë se mazhorancës, dosja mund t’i shërbejë opozitës, dhe se thuhet se gjatë kohës që shkatërroheshin dosjet, një kopje të tyre e mbante Sali berisha për ta përdorur më pas ndaj kundërshtarëve të tij politikë. A e keni këtë dosje peshqesh nga Sali Berisha?

Meta: Këto janë muhabetet e Erjon Veliaj, i gjithë Autoritetit i Dosjeve është një aneks i Erjon Veliajt. Unë jam Ilir Meta që jam këtu, nesër dal përballë kujtdo tjetër. Kush e di më mirë, personi që është ndaluar, që është ndjekur, apo e dika Erjon veliaj me zarat e tij tek Autoriteti i Dosjeve.

Xhafo: Ju përjashtoni betejën në opozitë?

Meta: Ju më thoni mua se Sali Berisha është në këtë nivel, këto vetëm Erjon Veliaj mund t’i bëjë. Të shkoje me teknikë operative duhet të kishe një paln që e miratonte shefi, që ishte bashkëpunëtori, operativi dhe i ndjekuri. Këto i ka sqaruar zotëria në letrën me gjithë elementë.

ilir meta

Sondazh

Poll