Politike

Meta i përgjigjet Veliajt: Ai gënjen edhe kur nuk e hap gojën! Gentiana Sula është e përzgjedhura e Ramës, falsifikoi firmën

Meta u shpreh se Erion Veliaj gënjen edhe pa hapur gojën dhe akuzoi kreun e Autoritetit të Dosjeve si e përzgjedhura e Edi Ramës.

6 Shtator 2022, 21:44 Nga e.k
Meta i përgjigjet Veliajt: Ai gënjen edhe kur nuk e hap gojën!
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu përgjigj akuzave të bëra nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ai ka penguar një ligj të ardhur në Kuvend që kishte si synim hapjen e dosjeve.

Nga studio e "Log" në ABC News Meta nxorri një video gjatë kohës që ishte në krye të Kuvendit dhe shfaqet duke folur pro projektligjit për hapjen e dosjeve. Meta u shpreh se Erion Veliaj gënjen edhe pa hapur gojën dhe akuzoi kreun e Autoritetit të Dosjeve si e përzgjedhura e Edi Ramës.

Pyetje: Kryetari i Bashkisë ka thënë se ju jeni bërë pengesë për një ligj që ai ka sjellë në Kuvend në kohën që ju ishin kryetar i Kuvendit

Ilir Meta: (Qesh) Të gjithë e dinë që Gentiana Sula është e përzgjedhura e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Erion Veliaj është i paparë ai gënjen edhe kur nuk hap gojën. 

Nxjerr videon

(Në një konferencë shtypi nga Kryesia e Kuvendit ku shprehet pro hapjes së dosjeve)

Pyetje: Veliaj thotë se ju keni thënë se kush merr letra bakalli...

E ndërpret

Ilir Meta: Unë të thashë që ai gënjen edhe pa hapur gojën. Kjo bëhet për të më goditur mua. Anëtarët e Autoritetit të dosjeve duhet të hetohen se kanë falsifikuar firmën.

ilir meta

Sondazh

Poll