Politike

VIDEO-GAFA! Balla ‘tejkalon’ Krifcën, u premton blegtorëve 10 milionë lekë për lopët, Ministria ka tjetër limit

Kjo pasi Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Frida Krifcajep 10 mijë lekë për lopë, por jo më shumë se 50 lopë. Rrjedhimisht, çdo blegtor, nuk merr dot më shumë se 500 mijë lekë nga qeveria.

6 Shtator 2022, 21:26 Nga F.M
VIDEO-GAFA! Balla ‘tejkalon’ Krifcën, u premton blegtorëve
Taulant Balla

TIRANË- Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka ‘harruar’ limitin e vendosur nga qeveria, pjesë e të cilës është edhe ai vetë. I pranishëm në një takim me disa blegtorë në Fier, Balla dëgjohet t’i ‘numërojë’ paratë që do të marrë për gjedhët që ka.

Balla thotë se nëse një blegtor ka 100 lopë, do të marrë 10 milionë lekë, por kjo gjë nuk do të jetë e mundur. Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli ka postuar videon me deklaratën e Ballës, krah të cilës shkruan se marrja e 10 milionë lekëve është totalisht e pamundur. Kjo pasi Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Frida Krifcajep 10 mijë lekë për lopë, por jo më shumë se 50 lopë. Rrjedhimisht, çdo blegtor, nuk merr dot më shumë se 500 mijë lekë nga qeveria.

Postimi i Resulit:

Sekretari i parë i partisë qarku Fier e la perlën përsëri pas shumë të tjerash! Propaganda në nivelin më të lartë ose e thënë ndryshe të gënjejnë në mes të ditës me diell!  Beu i qarkut thotë se zotëria "Blegtori" ka marrë 10 mijë lekë për lopë, për 100 lopë 10 milion lekë.  Ja bëri llogarinë blegtorit dhe e nxori milioner, madje edhe mund ta taksojnë! Që ta dish sekretar i parë i partisë pyete Fridën. Qeveria jote dhe Ministria jote jep 10 mijë lekë për lopë, por jo më shumë se 50 lopë ose jo me shumë se 500 mijë lekë për subjekt. Ky është ligji, kjo është e vërteta, të tjerat shoku sekretar i parë i qarkut po flet kodra pas bregut! Lexo ndonjë llaf he të keqen ose të paktën pyete Subashin se coc di nga bujqësia e blegtoria.

ministria e bujqesise taulant balla frida krifca

Sondazh

Poll