Politike

Meta: Referendum për Ballkanin e Hapur e ndryshimet kushtetuese, e vetmja rrugë është thirrja e popullit

6 Shtator 2022, 21:09 Nga e.k
Meta: Referendum për Ballkanin e Hapur e ndryshimet kushtetuese, e vetmja
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se qeveria ka bërë një grusht shteti në momentin që sipas tij mori me forcë Gjykatën Kushtetuese kur anëtarët e saj i zgjodhi në mënyrë arbitrare dhe i çoi për t'u betuar para një noteri.

I ftuar në emisionin "Log" në Abc Neës Meta tha se ka ardhur koha që fuqia të rikthehet tek populli përmes referendumeve. Sa i përket referendumeve Meta tha se është domnosdoshmëri pasi sipas tij popolli nuk gabon kurrë në zzgjedhje.

Pyetje: Që nga krijimi i LSI-së, deri në ditën e sotme ju keni dy lloj sjelljesh. Ajo që vë re është se duke filluar nga krijimi i LSI deri në 2 mars ju keni qenë një lider i fortë por institucional. Nga 2 marsi e këtej ju dukeni sikur i jeni shmangur luftës institucionale dhe keni kaluar në një lloj populizmi dhe shikoni se mjetet e luftës jashtë institucionale janë më efikase. Çfarë ka ndodhur me ju?

Ilir Meta: Asnjëherë nuk ka qenë më rëndë Shqipëri se sa sot në kuptimin e institucioneve që nuk funksionojnë.  Kur falsifikohen procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kur ndodh ajo që ndodh, kur shkojnë e betohen te noterët privatë dhe Presidenti i bëhet presion të pranojë një situatë të tillë, përderisa erdhëm në atë situatë…nuk jam bërë populist, por janë legjitimuar aq shumë institucionet, kanë rënë aq shumë në thundrën e një njeriu të vetëm sa që rruga e vetme është ajo e aktivizimit qytetar dhe e rikthimit të fuqisë te populli.

Për referendumet

Ilir Meta: Ku ka vënd më të suksesshëm se Zvicra për referendumet. Një politikan si puna ime pas 32 vjetësh e ka më të thjeshtë këtë konkluzion. Unë mbas kaq kohësh personalisht e kam bindje të plotë aplikimin e referendumeve. Referendumi është e vetmja zgjidhje se zgjedhësit nuk gabojnë. Referendum që sot për Ballkanin e Hapur. Për mua nuk eksziston Ballkani i Hapur.

ilir meta

Sondazh

Poll