Politike

Ambasadorja e BE takon Manjën e Krajën, porosia: Luftoni korrupsionin në nivele të larta!

Me anë të një postimi në Facebook pas takimit me Manjën dhe Krajën, Hohmann shkruan se synimet kyçe mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykata efikase dhe rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

6 Shtator 2022, 17:58 Nga e.k
Ambasadorja e BE takon Manjën e Krajën, porosia: Luftoni korrupsionin
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann dhe kreu i SPAK, Arben Kraja

TIRANË- Ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Christiane Hohmann ka zhvilluar sot një takim me Kreun e SPAK, Arben Kraja dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Gjatë takimeve Hohmann ka përcjellë mesazhin e qartë se sundimi i ligjit është shtylla kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Me anë të një postimi në Facebook pas takimit me Manjën dhe Krajën, Hohmann shkruan se synimet kyçe mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykata efikase dhe rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

“Takime të rëndësishme sot me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreun e SPAK Arben Kraja. Sundimi i ligjit përbën shtyllën kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Konsolidimi i reformës në drejtësi duhet të shkojë përpara. Synimet kyçe mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykata efikase dhe rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, në mënyrë që qytetarët të ndihen më të sigurt dhe t’u besojnë institucioneve të tyre të drejtësisë. BE-ja është këtu për t’ju mbështetur në këtë rrugë sfiduese,” Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann.

Christiane Hohmann u caktua si ambasadore e Bashkimit Europian vetëm disa muaj më parë në vendin tonë. Hohmann ka shërbyer më parë si ambasadore e Gjermanisë në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe në Estoni ku shërbeu deri në mbarim të mandatit për t'u emëruar më pas në Shqipëri. Christiane Hohmann zëvendësoi në këtë detyrë ish-ambasadorin Luigi Soreca.

christiane hohmann arben kraja ulsi manja

Sondazh

Poll