Politike

Noka: Ftesa është e hapur, PD të bashkohet, por axhendën e partisë s'e mban dot askush peng

Ai tha më tej se ftesa e dora është shtruar që nga data 7 mars e vijon të jetë ende në pritje të bashkëpunimit. 

6 Shtator 2022, 18:48 Nga F.M
Noka: Ftesa është e hapur, PD të bashkohet, por axhendën e
Flamur Noka

TIRANË- Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike tha se mirëpret çdo bashkëpunim me deputetët e Partisë Demokratike. I ftuar në "Task Forcë", Noka thotë se Partia Demokratike është e bashkuar në bazë, por po luftohet që e njëjta gjë të ndodhë me të gjithë deputetët. Ai tha më tej se ftesa e dora është shtruar që nga data 7 mars e vijon të jetë ende në pritje të bashkëpunimit. 

"Jeni dëshmitarë që ne që nga data 7 mars kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe kemi bërë thirrje për bashkëpunim me të gjithë deputetët e Partusë Demokratike. Kjo ka qenë dhe ngelet një nga vizat e bashkimit të PD-së. Partia në bazë është e bashkuar, po bëhet gjithçka për bashkimin e grupit. Sot jemi në një situatë ku ka deputetë të PD-së që kanë një axhendë që nuk përputhet me axhendën e PD-së. Do të donim dhe kërkojmë reflektim, duhet të jemi bashkë. Ftesa ka qenë dhe është bërë publike. Ka qenë permanente kudo që nga data 7 mars dhe deri më sot, absolutisht ne ngelemi të hapur. Por kjo s’do të thotë që axhenda e Partisë Demokratike e mban dikush peng,"- thotë Noka ndër të tjera. 

flamur noka

Sondazh

Poll