Politike

Klevis Balliu: Bandat janë ‘Zot’ në rrugët e vendit, muaji gusht mbyllet me bilanc lufte

Balliu shtoi se Policia e Shtetit është inegzistente, ndërsa segmentë të shumtë të saj janë të inkriminuara.

6 Shtator 2022, 18:42 Nga F.M
Klevis Balliu: Bandat janë ‘Zot’ në rrugët e vendit,
Klevis Balliu

TIRANË- Klevis Balliu, sekretari organizuativ i Partisë Demokratike shprehet se në Shqipëri komandijnë bandat dhe krimi i organizuar. Në një deklaratë për mediat, Balliu thotë se vetëm në muajin gusht janë regjistruar 13 ngjarje kriminale dhe se në të gjitha rastet, autorët kanë ikur në drejtim të paditur. Balliu shtoi se Policia e Shtetit është inegzistente, ndërsa segmentë të shumtë të saj janë të inkriminuara.

Deklarata e Balliut: 

Situata e sigurisë në vend është e trishtueshme. Ngjarjet kriminale po e kthejnë Shqipërinë të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Vetëm muajin e kaluar janë trefishuar ngjarjet kriminale krahasuar me një vit më parë, çka ka sjellë dhe 16 humbje jete të qytetarëve, mes tyre dhe ngjarja e rëndë ku humbi jetën një 7 vjeçare teksa pushonte në bregdet. Ndërsa bandat janë “Zot” në rrugët e vendit, Policia e Shtetit është inegzistente, ndërsa segmentë të shumtë të saj janë të inkriminuara. Në çdo ngjarje kriminale sot del një apo disa efektivë policie të lidhur me njërën apo tjetrën bandë. Në 13 ngjarje kriminale, autorët janë në drejtim të paditur, dhe Policia nuk bën asgjë ndërsa duket e dorëzuar. Kjo situatë ALARMANTE e sigurisë kërkon zgjidhje EMERGJENTE.

policia e shtetit klevis balliu partia demokratike

Sondazh

Poll