Politike

Kush kandidon për Bashkinë e Tiranës? Noka: Do diskutohet me të gjithë aleatët, me Metën të parin

Noka shtoi se nuk do të diskutohet vetëm për Bashkinë e tiranës, por për të gjithë emrat që do të kandidojnë. 

6 Shtator 2022, 18:52 Nga F.M
Kush kandidon për Bashkinë e Tiranës? Noka: Do diskutohet me
Flamur Noka

TIRANË- Numri dy i Partisë Demokratike Flamur Noka ka deklaruar se për çdo kandidat me të cilët do të hyhet në zgjedhje do të diskutohet me aleatët. I ftuar në "Task Forcë", Noka tha se një prej aleatëve me të cilët do të diskutohet fillimisht është kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Noka shtoi se nuk do të diskutohet vetëm për Bashkinë e tiranës, por për të gjithë emrat që do të kandidojnë. 

"Me të gjithë aleatët, duke filluar nga Ilir Meta i pari dhe në vazhdim. Duke filluar nga çdo zonë, do të bashkëpunojmë, është e gjithë Shqipëria pjesë e diskutimit me aleatët. Sali Berisha dhe Partia Demokratike nuk do të vendosë asgjë pa diskutuar me aleatët. Asgjë nuk do vendoset pa ta,"- tha Noka. 

flamur noka

Sondazh

Poll